Ndarje surprizë në botën e showbiz-it turk!
Aktorët e njohur Evrim Alasya dhe Kerem Alışık i dhanë fund lidhjes së tyre që zgjati rreth 1 vit e gjysmë. Ndarja u bë publike rastësisht nga një postim në rrjetet sociale i Kerem Alışık, ku ai shpërndau fotografinë e një gruaje tjetër. Edhe pse fotoja u fshi shpejt, reagimi i Alasya nuk mungoi. Aktorja hodhi një thumb publik ne koment: “Të shkon për shtat” (“Yakışır”), duke lënë të kuptohet se marrëdhënia kishte marrë fund.
Pas ndarjes, Evrim Alasya vazhdoi me postime që tërhoqën vëmendje. Ajo shkroi: Nëse duhet t’i thuash dikujt vazhdimisht se si ndihesh dhe asgjë nuk ndryshon, kupto që ai person nuk të respekton.
Më pas ndau edhe fjalë nga kantautori i famshem turk Neşet Ertaş: “Njeriu që të vlerëson nuk të vë kurrë në rrezik që të të humbasë. Njeriu që ndjen nuk e lëndon atë që do, nuk e poshtëron dhe nuk i injoron ndjenjat.”
Gjithashtu, u vu re se ajo e hoqi Kerem Alışık nga lista e ndjekësve në rrjetet sociale. U anulua edhe projekti i përbashkët. Shfaqjet e reja të dramës teatrore “Aşk Biter Mi?”, ku ata luanin së bashku, është anulluar. Sipas producentëve, biletat e blera do të rimbursohen.
Kush janë dy aktorët e famshëm të cilët deri dje ishin një nga çiftet më të përfolur në Turqi?
Kerem Alışık (65 vjec) është regjisor, aktor dhe prezantues televiziv, i lindur në një familje artistësh. Eshtë martuar me Sibel Turnagöl në 1988 dhe është divorcuar me të në 1993. Ai eshte bërë shumë i famshëm në të gjithë botën me rolin e tij si Kerem Ali Fekeli në serialin shumë të ndjekur “Tokë e hidhur”, i transmetuar në TV Klan.
Evrim Alasya (46 vjec) është një aktore shumë e famshme e cila u bë e njohur ndërkombëtarisht me rolin e sulltaneshës Ajshe Hafsa në serialin madhështor “Sulejmani i Madhërishëm” i transmetuar nga TVKLAN. Aktualisht ajo po shfaqet serish në TVKLAN, në serialin shume të ndjekur “Një dashuri” në rolin e Këvëllxhëmit./mxh
