Më shumë se një milion persona janë zhvendosur brenda Lebanon si pasojë e përshkallëzimit të sulmeve ajrore izraelite dhe urdhrave për evakuim, njoftoi UNHCR.
Sipas zëdhënësit të agjencisë, Babar Baloch, përveç të zhvendosurve të brendshëm, rreth 200 mijë shtetas sirianë janë larguar nga Libani drejt Syria, ndërsa rreth 32 mijë libanezë kanë kaluar gjithashtu kufirin.
Situata u përkeqësua pasi ushtria izraelite urdhëroi evakuimin e dhjetëra fshatrave të tjerë, duke përfshirë zona të gjera në jug, lindje dhe periferinë jugore të kryeqytetit Beirut. Sipas të dhënave, rreth 15% e territorit të Libanit është përfshirë nga këto urdhra.
Ndërkohë, World Health Organization paralajmëron për rrezik në rritje të përhapjes së sëmundjeve infektive në strehat e mbipopulluara. Zëdhënësi Christian Lindmeier theksoi se sëmundje si fruthi, hepatiti A dhe infeksionet akute gastrointestinale po bëhen gjithnjë e më të përhapura, veçanërisht mes fëmijëve, të cilët përbëjnë rreth një të tretën e të zhvendosurve.
Të dhënat zyrtare nga autoritetet libaneze tregojnë se të paktën 1,461 persona kanë humbur jetën, mes tyre 129 fëmijë, ndërsa mbi 4,400 të tjerë janë plagosur. Vetëm në një javë, numri i viktimave është rritur me mbi 50%.
Po ashtu, janë verifikuar dhjetëra sulme ndaj objekteve shëndetësore, duke çuar në mbylljen e 51 qendrave të kujdesit parësor dhe gjashtë spitaleve, çka e rëndon më tej situatën humanitare në vend.
Organizatat ndërkombëtare paralajmërojnë se kushtet në terren po përkeqësohen me shpejtësi, ndërsa mijëra familje, përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar, po jetojnë në kushte të vështira dhe të pasigurta./mxh
