Last Updated on 07/04/2026 by EL
Gjykata Administrative ka marrë një vendim përfundimtar duke shpallur të ligjshëm vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për emërimin e Joni Ketës në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Burime për mediat bëjnë me dije se vendimi është marrë ditën e sotme me tre vota pro në favor të Ketës.
Rasti kishte përfunduar me padi në Gjykatën Administrative pasi zyrtari i Policisë, Gentian Ndoi, një prej kandidatëve, kishte kunërshtuar procedurën e fazës së përzgjedhjes dhe shpalljes fitues të Joni Ketës.
/et
