Kryebashkiaku i Memaliajt, Albert Malaj, mbështeti banorët në protestën para Kuvendit për të shprehur kundërshtimin për ndarjen e re territoriale që propozon PS.
Memaliaj është kundër shkrirjes me Tepelenën. I pranishëm në protestë ishte edhe kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit, Hil Curri. Fushë-Arrëzi kundërshton bashkimin me Pukën./k.m
