Kryeministri kanadez, Mark Carney, përballet me një test të rëndësishëm pasi Parlamenti do të votojë mbi buxhetin e tij të parë, ku një dështim mund të çonte në zgjedhje të tjera brenda një viti. Liberalet e Carney janë pak vende larg shumicës në Dhomën e Komunave me 343 vende, dhe për të miratuar buxhetin kanë nevojë për mbështetje ose heshtje nga opozita.
Partia e majtë New Democrats, që humbi shumicën e vendeve në zgjedhjet e prillit, ka deklaruar se nuk do ta rrëzojë Carney-n, duke e bërë fitoren e pritshme, megjithëse e ngushtë. Nëse humb, Carney mund të thërrasë zgjedhje ose të bëjë një marrëveshje me New Democrats për rritje të shpenzimeve sociale, siç bëri paraardhësi i tij Justin Trudeau.
Buxheti i Carney synon dyfishimin e deficitit për të përballuar tarifat amerikane dhe për të financuar mbrojtjen dhe strehimin, ndërsa parashikon reduktim të numrit të punonjësve federalë, por jo masa të rrepta shtrënguese./MXH
