Kryeministri kanadez Mark Carney vizitoi xhaminë madhështore Sheikh Zayed në Emiratet e Bashkuara Arabe, në ditën e dytë të vizitës së tij në vend. I shoqëruar nga një delegacion zyrtar, Carney përshkoi disa pjesë të kompleksit, i cili njihet për 82 kupolat e tij dhe arkitekturën mbresëlënëse, duke u ndalur disa herë për të vlerësuar detajet artistike.
Më vonë gjatë ditës, ai pritet të takohet me Presidentin e EBA-së, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan. Sipas zyrës së tij, bisedimet do të fokusohen në bashkëpunimin mes dy vendeve në sektorët e energjisë, bujqësisë, infrastrukturës dhe inteligjencës artificiale.
Xhamia Sheikh Zayed, e përfunduar në vitin 2008, është ndërtuar në nder të themeluesit të EBA-së, të ndjerit Sheikh Zayed bin Sultan Al Nahyan./MXH
