Last Updated on 26/09/2026 by EL
Kryeministri Edi Rama ditën e nesërme do t’u drejtohet me një mesazh qytetarëve shqiptarë, menjëherë pas përfundimit të vizitës së tij zyrtare në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Sipas raportimeve, mesazhi do të mbahet nga salla e shtypit të Aeroportit “Nënë Tereza”.
Zyra për shtyp e Kryeministrisë njofton se, duke qenë se nisja sot nga aeroporti JFK i Nju Jorkut është ende e pakonfirmuar si rezultat i motit të keq, orën e saktë të adresimit do ta njoftojmë nesër paradite./ET
