Përdoruesve të WhatsApp po u kërkohet të ndryshojnë cilësimet e tyre pasi hakerat arritën të kenë akses në të dhënat personale. Një defekt u zbulua nga ekipi i Google i cili u lejonte njerëzve të dërgonin skedarë keqdashës direkt në telefona.
Hakerët po krijonin biseda të rreme në grup dhe më pas po ftonin përdorues të rastësishëm të bashkoheshin. Nëse ftesa pranohej, skedarët e infektuar shkarkoheshin pa e kuptuar askush.
Skedarët më pas u përdorën me qëllim keqdashës për të aksesuar të dhënat personale nga pajisjet e njerëzve. Tani përdoruesve u është thënë të çaktivizojnë shkarkimet automatike për të mbrojtur veten.
Edhe pse WhatAspp kishte nxjerrë një zgjidhje për të bllokuar ndërhyrjet e reja, është e paqartë se sa njerëz u prekën nga hakimi. Por çaktivizimi i shkarkimeve automatike do ta parandalojë këtë të ndodhë në të ardhmen, tha Malwarebytes.
Kjo do të thotë që asnjë fotografi, skedar, video ose ndonjë lloj tjetër media nuk do të shkarkohet automatikisht.
Për ta çaktivizuar, hapni WhatApp dhe zgjidhni menunë me tre pika në këndin e sipërm të djathtë. Klikoni te cilësimet, shkoni te ruajtja dhe të dhënat dhe klikoni te shkarkimi automatik i mediave. Hiqni shenjën (check) nga të gjitha llojet e mediave dhe më pas shtypni OK./et
