Çim Peka ka disa ditë që kritikon disa nga drejtuesit e opozitës, por sot nuk ka kursyer as Sali Berishën. Sipas tij, kreu i PD është zbutur shumë, duke u përpjekur të justifikojë firmat për Endri Shabanin.
Peka mendon se opozita po humbet moralin, të vetmen gjë që ka në dorë kur nuk është në pushtet.
“Berishën nuk e mbështetëm si pajtues fëmijësh politik në PD, por si lider i fortë që vendos parimin edhe kur politikisht nuk i shkon për shtat si parti. Nuk mund të tallen fëmijët e llastuar të ekraneve të Ramës me thelbin e të bërit politikë. Nuk mundet partia më e madhe e opozitës të mos nxjerrë kandidat të saj, se nuk duan dy tre palaço të Ramës që dalin në media si opozita e opozitës. T’i qëndrosh presionit të padrejtë të SHBA-ve e të përkulesh para presionit të Endri Shabanit, të Delina Ficos, e Agron Shehajt, një idioti politik që nuk kuptohet kur flet nëse është grua apo burrë, vetëm një PD pa lidership politik mund ta bëjë.
Berisha duhet të sillet si Berisha, bash për këtë u mbështet. Kthehuni te parimet e lërini negociatat me Flamura e Oerda. Opozita të vetmin pushtet ka moralin, asgjë tjetër. Po e falët edhe këtë, ulni qepenin e mos gënjeni më njerëzit. Nuk mundet derri në llucë, është fusha e derrit, lluca. Po luajtët me taktikat e Ramës, fiton Rama, se ka nën kontroll gjithçka”, – shkruan Peka.
Po kush janë fëmijët e llastuar të ekranëve të Ramës? Me kë e ka Peka? Pak ditë më parë ai sulmoi edhe Flamur Nokën, praktikisht numri 2 i PD. Duket se në PD ka nisur një garë e ethshme brenda strukturave partiake. M.P.
