Fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës vijojnë normalisht gjatë ditës së sotme, pavarësisht kushteve të paqëndrueshme meteorologjike.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se, deri në këto momente, nuk ka pasur ndërprerje të fluturimeve, megjithëse në disa raste janë regjistruar shmangie apo vonesa gjatë uljes së avionëve.
Sipas njoftimit zyrtar, kushtet e motit mbeten të paqëndrueshme dhe mund të përkeqësohen gjatë orëve në vijim./E.T
