Last Updated on 12/02/2026 by Monika
Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot një rezolutë në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët përballen me procese në Gjykatën e Hagës.
Rezoluta u kalua me 90 vota pro, një votë kundër nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, dhe asnjë abstenim. Partia Demokratike e Kosovës (LDK) nuk mori pjesë në votim.
Ky akt i Kuvendit shpreh mbështetje institucionale për ish-udhëheqësit e UÇK-së dhe synon të theksojë qëndrimin e Kosovës ndaj proceseve ndërkombëtare./mxh
