Një ngjarje e rëndë u regjistruar një ditë më parë në Zakynthos të Greqisë, ky 2-vjeçari Leo me origjinë shqiptare, ndërroi jetë pasi u sulmua nga një qen i racës Pitbull. Qeni ishte i pastrehë dhe prindërit e Leos e kishin gjetur përpara shtëpisë. Ata e morën dhe e strehuan së bashku me shumë kafshë të tjera në një ambient përballë shtëpisë së tyre.
Djali 2-vjeçar ndodhej vetëm me qenin në momentin që është sulmuar për vdekje. Rrethanat vijojnë të mbeten të paqarta ndërsa babai i tij ka vrapuar për të shpëtuar të voglin. Leo është dërguar në spital në gjendje kritike, por fatëkqësisht nuk i ka mbijetuar plagëve të marra në trup, kryesisht në qafë.
Sipas mediave greke, prindërit e 2-vjeçarit ndanin shpesh në rrjete sociale foto të fëmijës me kafshët që kishin strehuar. Vetëm 10 ditë përpara ngjarjes fatale, Leo kishte festuar ditëlindjen e tij të dytë.
Fillimisht babai shqiptar dhe nëna portugeze e 2-vjeçarit u arrestuan, ndërsa tashmë janë liruar me urdhër të prokurorit. Qeni, për të cilin nuk kishte asnjë informacion për sjellje agresive më parë, që nga mbrëmja e djeshme ndodhet në një strehë me urdhër të prokurorit, sipas ligjit.
“Nga nesër do t’i dorëzohet një veterineri për t’u monitoruar,” tha për ERT kryetari i Bashkisë Zakinthos, Giorgos Stasinopoulos. m.p.
