Last Updated on 24/11/2026 by Anisa
Shumë shkurt e ka komentuar kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla vendimmarrjen e grupit për të përjashtuar Elisa Spriopalin. Në fjalën e tij para mediave Balla tha se i vjen keq për këtë vendimmarrje por shtoi se është e bazuar në statutin dhe rregulloren e PS.
“Do të keni dokumentacionin që do t’i vihet në dispozicion Kuvendit në lidhje me këtë vendimmarrje të Asamblesë, që në zbatim të rregullores u njoftua sot edhe në grupin parlamentar. Pas 9 vitesh në grupin parlamentar mua më vjen shumë keq që duhet të shkonim në këtë vendimmarrje. Në rastin në fjalë kemi një vendim i cili është fjalë për fjalë sipas statutit dhe rregullores. Ka një nen, neni 28, janë çështje të organizimit të brendshëm”, tha ai.
Pyetje- përgjigje para gazetarëve
Taulant Balla: Në fund të mbledhjes, kemi diskutuar edhe për çështje të organizimit dhe të disiplinës së brendshme të PS, të cilat nuk janë objekt diskutimi me mediat.
Pyetje: Çfarë bëri që e përjashtuat?
Taulant Balla: Çështjet e diskutimit të brendshëm nuk janë objekt diskutimi me mediat. Do të keni dokumentacionit që do t’i vihet në funksion kuvendit, lidhur me këtë vendimmarrje, që në zbatim të rregullores së grupit parlamentar, u njoftua sot edhe në grup. Pas 9 vitesh më vjen keq që duhet të shkonim në këtë vendimmarrje. Kjo legjislaturë ka edhe 30 muaj deri në fund.
Pyetje: Sipas burimeve, ju keni thënë që e përjashtoi asambleja e përjashtojmë edhe ne.
Balla: Kur të mbaroj përgjigjen. Kur të dua do të jap përgjigjen.
Taulant Balla: Në rastin në fjalë kemi një vendim i cili është fjalë për fjalë sipas statutit dhe rregullores. Kjo ndodh edhe në Bundestagun gjerman, rregulloren e grupit ka një nen, 28.
Pyetje: Do komunikoni me Spiropalin?
Taulant Balla: Padyshim, unë komunikoj me të gjithë deputetët e kuvendit./AD
