Sara Hoxha feston sot datëlindjen dhe Ledioni ende nuk e ka uruar.
Mbrëmjen e shkuar, spektakli i “Big Brother VIP Albania 5” u mbyll si çdo herë tjetër, vetëm me një prej shprehjeve të Ledionit. Edhe pse emisioni zgjati deri në orët e para të mëngjesit nuk pati asnjë urim nga ana e tij për vajzën e datëlindjes.
Ndryshe nga viti i shkuar, ku ai nuk e kurseu një postim plot fjalë të ëmbla ndaj së shoqes, këtë vit, të paktën deri tani nuk na kanë zënë sytë asnjë postim dedikuar Sarës.
Kjo, nuk është hera e parë që dyshja konfirmon zërat që qarkullojnë rreth tyre. Në eventin e përvjetorit të 10-të të fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, në sy ra menjëherë mungesa e Ledion Liços. Sara Hoxha u shfaq vetëm nën shoqërinë e së motrës, Lori Hoxha dhe partnerit të saj./mxh
