Last Updated on 22/09/2025 by adminfjala
Këtë të hënë duke nisur nga ora 20:00 në ‘Theatre du Chatelet’ të Parisit është duke u zhvilluar ceremonia e ‘Topit të Artë’ në futboll. Ousmane Dembele i PSG-së dhe Lamine Yamal i Barcelonës janë favoritët, teksa është mësuar edhe lista e ngushtë me dhjetë futbollistët që do garojnë për këtë trofe.
Ndërkohë që Lamine Yamal ka fituar trofeun ‘Kopa’, si ‘Talenti i vitit’.
Lista e 10-të futbollistëve që do garojnë për Topin e Artë:
- Ousmane Dembélé (Francë, PSG)
- Gianluigi Donnarumma (Itali, PSG/M.City)
- Achraf Hakimi (Marok, PSG)
- Kylian Mbappé (Francë, Real Madrid)
- Nuno Mendes (Portugali, PSG)
- Cole Palmer (Angli, Chelsea)
- Raphinha (Brazil, Barcelonë)
- Mohamed Salah (Egjipt, Liverpool)
- Vitinha (Portugali, PSG)
- Lamine Yamal (Spanjë, Barcelona)
Kriteret dhe votat
Trofeu këtë herë jepet bazuar në performancat e një sezoni të plotë, jo më sipas vitit kalendarik. Elementët kolektivë dhe trofetë janë në plan të dytë, përballë performancës individuale, talentit dhe sportivitetit.
Numri i votuesve është ngushtuar. Për meshkujt votojnë vetëm 100 gazetarë nga 100 kombet më të mira sipas renditjes së FIFA-s (nga 170 më parë), ndërsa për femrat janë 50 votues.
Ceremoninë do ta drejtojë Ronaldinho, i cili gjithashtu do të dorëzojë çmimin e fituesit. Përveç ‘Topit të Artë’, do të ndahen edhe çmimet për portierin më të mirë, golashënuesin më të mirë dhe futbollistin më të mirë të ri.
‘Topi i Artë’ jepet që nga viti 1956. Lionel Messi e ka fituar plot tetë herë, rekord absolut, ndërsa Cristiano Ronaldo e ka marrë pesë herë./e.t
