Last Updated on 21/11/2026 by EL
Roma nuk ka aspak mëshirë për Parmën në sfidën e saj të radhës në Serie A. Skuadra verdhekuqe shkatërroi verdheblutë me rezultatin 5-1 ku protagonisti absolut për skuadrën e drejtuar nga Gian Piero Gasperini u bë Donyell Malen me një poker golash të shënuar prej tij.
Holandezi hapi festivalin e golave të tij, por edhe të Romës në minutën e 39 kur i dha avantazhin skuadrës verdhekuqe dhe me shifrat 1-0 u mbyll pjesa e parë. Pjesa e dytë nisi me një gol të Parmës për të cilën shënoi Elphege duke barazuar shifrat në 1-1.
Por më pas Roma dhe Malen shpërthyen totalisht me holandezin që në minutën e 68 shënoi golin që i dha avantazhin 2-1 verdhekuqve. Tre minuta më vonë ishte Rodrigo Mora që hodhi firmën e tij duke shënouar golin e tretë për t’ia lënë sërish radhën Malen për spektaklin e tij me këtë të fundit që shënoi sërish në minutat 77 dhe 90 për të fiksuar fitoren 5-1 të Romës që e sheh veten vetëm 2 pikë prapa Lazios, ndërsa Parma mbetet 1 pikë mbi zonën e rënies nga kategoria./et
