Adriatik Lapaj ka deklaruar se kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së Sali Berisha duhet të largohen nga skena politike.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Lapaj është shprehur se nuk vendos shenjë barazie mes Berishës dhe demokratëve.
“Zgjedhjet bashkiake janë para. Në 9 maj do të mbahen. Tani, nuk mendoni ju, se këtë kam parasysh kur them bashkim, nuk mendoni se qytetarët mund të kenë kandidatë nga sheshi dhe nga partitë e reja? Pse të mos shkojmë me studentë dhe rininë bashkë? Flas me të rinjtë në shesh, këtë më thonë. A mundet të japim këtë alternativë? Pse jo? Ne nuk e kemi pronë këtë, duhet ta trajtojmë si mundësi për qytetarët.
Propozimi i zotit Berisha, mendoj pa asnjë dyshim, se Rama dhe Berisha duhet të tërhiqen nga skena politike, nuk kanë çfarë t’i japin Shqipërisë sot. Por nuk vendos dot shenjë barazimi mes Berishës dhe demokratëve. Nuk prodhoj dot një popull të ri. Populli shqiptar kanë votuar PS, PD, ne na duhet që këta votues ti bëjmë të kuptojnë se partitë që kanë votuar nuk kanë qenë të duhura, t’i japim mundësi të vetë përfaqësohen në nivele demokratike. Prandaj përdor fjalën të bashkohemi. Nuk e kam të bashkohemi ne të tre.
Nëse flet me të rinjtë, me fermerët, pensionistët… Unë sot vij nga Korça dhe kemi arritur 90 mijë firma për referendumin. Gjëja që më thonë qytetarët është kjo, njerëzit kanë nevojë t’ju dëshmojmë mungesë egoizimi, përplasje. Janë lodhur me liderët e fortë dhe legjendarë”, është shprehur Lapaj.k.m
