Lazio e tre fitoreve radhazi, që ka ringjallur Davide Fratessi-n e blerë nga Interi, do të luajë sonte në orën 18:00 kundër Milanit në Olimpico. Të besuarit e Gatusso-s presin ‘djallin’, me qëllim për të vijuar me pikë të plota, ndërsa Milani për t’u rikthyer te fitoret pas barazimit me Juventusin. Në prag të sfidës trajneri Amnorim fillimisht saktësoi se ‘Pulisic do të rikthehet sonte në fushë për Milanin’, ndërsa shtoi se ‘skuadrës i duhet kohë për të krijuar një grup të fortë’.
Amorim shtoi se dëshiron të ndjekë modelin e Arsenalit, që ka krijuar një nga klubet më të forta në botë, por që ka kërkuar kohë me perforcime vit pas viti. Sipas Amorim do të vijë një moment kur Milani ta kalojë këtë situatë dhe të jetë mes pretendentëve në evropë.
Përballë ‘djallit’ do të jetë një figurë ikonike si Genaro Gatusso, i cili tani mban rolin e trajneri të Lazio-s. Ai është shprehur se ‘ëndrra e tij është të shohë stadiumin Olimpico’, pasi siç dihet tifozët e Lazio-s, për shkak të pakënaqësive që kanë ndaj presidentit Lotito, nuk vijnë në stadium.
Në rast se Lazio ia del të fitojë kundër Milanit do të ishte rekord, pasi kurrë më parë klubi kryeqytetas nuk ia ka dalë të fitojë 4 ndeshjet e para në Seria A. Sytë e tifozëve padyshim mbeten te Fratessi, i cili ka qenë protagonist në 3 fitoret deri më tani, ndërsa edhe ardhja e Gudmunsson i ka sjellë më shumë alternativa trajnerit./k.m
