Last Updated on 09/11/2025 by Kesjana
Impantet fotovoltaike po zhvillohen me shpejtësi në Shqipëri. Prodhimi i energjisë solare dhe teknologjia që përdoret përngritjen e impanteve të mëdha në vend, i ka fillesat në Norvegji, aty ku prej vitesh punon edhe Arjan Çiftja, fizikant dheshkencëtar. Ai ka ardhur në Paniarin e 31-të Ndërkombëtar tëTiranës, me synimin për të prodhuar lëndën e parë të panelevediellore në Shqipëri.
“Ne jemi kompani në fazat e zhvillimit për disa materiale tëveçanta për regjistrimin e civicit solar. Ky është një Start Up, icili është zhvilluar në Norvegji dhe qëllimi jonë është që tësjellim teknologjinë këtu, pra të implementojmë teknologjinëshqiptare”.
Themeluesi i “Ciftja Technologies” shprehet se për të ngriturnjë fabrikë në Tiranë apo në një zonë tjetër në Shqipëri, inevojitet një hapësirë rreth 1000 m² dhe gjithhtu të sjellë kolegëte tij nga Norvegjia për të vijuar punën e tij sistematike, përmestë cilës prodhohen materiale që furnizojnë kompani prestigjiozetë ndërtimit të impianteve foltovoltaike në botë. “Nëse kjorealizohet, do të jetë një industri e cila do të gjenerojë miliardaeuro, sepse do të jemi eksportuesit e materialit, me të cilinenergjia diellore funksionon. Për këtë nismë, kam gjeturmbështetjen nga përfaqësues të qeverisë, pasi veç të tjerash, do të krijojë edhe vende të reja pune”.
Z. Çiftja ka edhe dy fjalë për Panairin dhe përfaquësuesit e bizneseve me të cilët është takuar gjatë këtyre ditëve. “Unëvlerësoj këtë panair, sepse shoh që ka dhjetra kompani solide me ide innovative për tregun dhe ndihem i befasuar me kolegët e mi biznesmenë”.
“Ciftja Technologies”
Materialet qeramike të nitritit të silikonit prodhohennëpërmjet një procesi që përfshin reaksionin e drejtpërdrejtë tëpluhurave të pastër të silikonit me gaz azoti pa katalizatorë. Si rezultat, ky proces është në gjendje të prodhojë materiale shumëtë pastra të përshtatshme si pjesë të furrave të kristalizimitmono-silikon PV.
Prodhimi i nitritit të silikonit nga “Ciftja Technologies” ka njësërë avantazhesh: Është material pa ndotje karboni të qelizavefotovoltaike, ka efikasitet të lartë të qelizave fotovoltaike; Ka jetëgjatësi, kristalizim të shpejtë dhe për më tepër reduktonkostot e prodhimit të energjisë me 20%./kb
