Last Updated on 15/10/2026 by Monika
Dy efektivë policie janë nën kujdesin mjekësor në Spitalin Universitar të Traumës, për shkak të lëndimeve nga protesta.
Efektivi me inicialet D.K. është shtruar në shërbimin e Neurokirurgjisë për monitorim të mëtejshëm dhe paraqitet në gjendje të mirë shëndetësore.
Efektivi me inicialet F.R., i ardhur nga Shkodra, aktualisht po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të një dëmtimi në kokë.
Gjithashtu, katër protestues janë nën kujdesin mjekësor dhe paraqiten në gjendje të mirë shëndetësore.
Sipas informacioneve paraprake, protestuesja me inicialet E.P. aktualisht ndodhet nën monitorim intensiv. Ajo paraqitet në gjendje të mirë shëndetësore dhe është e vetëdijshme.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenien Sociale bën më dije se aktualisht në QSUT nuk ka asnjë të lënduar./mxh
