Last Updated on 17/11/2026 by Anisa
Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamjet nga aksi i ri rrugor Berat–Ballaban–Këlcyrë, ku punimet janë drejt përfundimit.
Përmes një postimi në Facebook, Rama thekson se kjo rrugë do të krijojë një lidhje të re mes Beratit dhe jugut të vendit, duke shkurtuar kohën e udhëtimit dhe lehtësuar lëvizjen mes zonave. Sipas kryeministrit, përfundimi i këtij aksi pritet t’i japë një shtysë zhvillimit të turizmit, agroturizmit dhe ekonomisë lokale, duke krijuar mundësi të reja për zonat përgjatë tij.
“Miremengjes dhe me pamjet nga aksi i ri rrugor Berat–Ballaban–Këlcyrë, ku punimet janë drejt përfundimit duke krijuar një lidhje të re mes Beratit dhe jugut të vendit, që shkurton kohën e udhëtimit dhe i jep një tjetër hov turizmit, agroturizmit dhe ekonomisë së zonës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri.
