Last Updated on 27/04/2026 by EL
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të zhvillojë sot një takim krize për Iranin, raportojnë mediat amerikane.
Trump pritet të takohet me ekipin e tij të lartë të sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme.
“Takimi pritet të përqendrohet në ngërçin aktual në negociatat me Iranin dhe opsionet e mundshme për fazat e ardhshme të luftës”, raporton faqa Axios.
ABC News citon dy zyrtarë amerikanë që theksojnë se administrata amerikane po fiton besim në efektivitetin e bllokadës së porteve iraniane, megjithëse mbeten dyshime për suksesin e kontakteve aktuale diplomatike.
Ndërkohë Iran i ka paraqitur një propozim të ri Uashingtonit, duke rënë dakord të negociojë programin e tij bërthamor nëse SHBA-të heqin rrethimin e Ngushticës së Hormuzit.
Në bisedimet me ndërmjetësit pakistanezë, egjiptianë, turq dhe katarë gjatë fundjavës, Ministri i Jashtëm Abbas Araghchi u shpreh se nuk ka konsensus brenda udhëheqjes iraniane se si të adresohen kërkesat e SHBA-së./et
