Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka denoncuar sot rastin e mungesës së dritave në qytetin e Lezhës.
Gjatë gjithë ditës së sotme, mijëra banorë janë përballur me mungesën e energjisë elektrike në rrethin e Lezhës, sipas deputetit demokrat.
Gjoni ka denoncuar në rrjetet sociale incidentin, i cili është shënuar në fshatrat: Kolsh, Manati, Treshi, Spiteni, Markatomaj, Zejmeni, Gajushi dhe Pllana, Zadrima.
Sipas Gjonit, kjo situatë është e papranueshme, duke ironizuar me pyetjen: “Kjo është Europa që premtoni?”.
Lezha pa energji elektrike/ Gjoni denoncon: Ku është Europa që
Ai thekson se kjo ngjarje është e patolerueshme, duke evidentuar gjendjen reale ku ndodhen zonat e veriut dhe fshatrat e Shqipërisë në tërësi.
Sipas Gjonit, nuk është hera e parë që ndodh një incident i tillë dhe kjo e kthen situatën në një fenomen mjaft problematik, duke mos u kufizuar vetëm në një rast.
Ndërprerja e energjisë elektrike është kthyer në një çështje mjaft problematike, duke u bërë një fenomen serioz për banorët e zonave të prekura.
Postimi i Gjonit:
“Qindra banorë në fshatrat Kolsh, Manati, Tresh, Spiten, Markatomaj, Zejmen, Gajush dhe Pllane e Zadrimë por edhe zona të tjera po përballen me mungesën e energjisë elektrike gjatë gjithë ditës.
Situata është kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm në të gjithë Lezhën dhe është e turpshme që në vitin 2026, familjar e biznese të mbeten pa një shërbim kaq jetik, ndërsa institucionet flasin për zhvillim dhe standarde europiane.
Deri kur do të vazhdojë kjo situatë? Ku kanë shkuar paratë e trumbetuara si investime në rrjetin elektik? Kush mban përgjegjësi dhe kur do të merren masa konkrete?
Errësira nuk mund të jetë realiteti i përditshëm i qytetarëve tanë!G.G”/Mxh
