Në një deklaratë të fundit publike, Kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshime të reja në ligjin nr. 8402, datë 10.09.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, duke u fokusuar kryesisht në rritjen e përgjegjësisë së arkitektëve gjatë fazës së zbatimit të projekteve.
1. Rritja e garancisë së zbatimit të projekteve arkitekturore përmes përfshirjes detyruese të një arkitekti përgjegjës gjatë procesit të zbatimit të punimeve.
2. Formalizmin e mënyrës së njoftimit duke vendosur rregulla të detajuara për institucionet përgjegjëse dhe autoriteteve mbikëqyrëse përpara fillimit të çdo lloj punimi në mënyrë që procesi të jetë i gjurmueshëm dhe i dokumentuar.
Në këto dy risi ligjore, Kryeministri Rama prezantoi ndryshime ligjore që do ti vishen ligjit për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit, por pyetja lind: A janë gati institucionet e vendit t’i respektojnë ato?
Prapaskenat e “turizmit arkitekturor”
Prej vitesh, Qeveria ka nisur një fushatë intensive për ndërkombëtarizimin e arkitekturës shqiptare përmes organizimit të festivaleve dhe workshop-eve me emra të mëdhenj të fushës ndërkombëtare, si “Bread and Heart Festival”. Këto evente janë paraqitur si përpjekje për emancipimin urban dhe promovimin e Shqipërisë si një destinacion arkitektonik bashkëkohor.
Por, a janë këto aktivitete në shërbim të zhvillimit të zyrave shqiptare të arkitekturës dhe inxhinierisë, apo thjesht vitrina të bukura për projekte që favorizojnë interesa të huaja dhe monopolizim të tregut?
Treg i pabarabartë – Barazia që mungon
Le t’i marrim dhe t’i analizojmë më në detaje se çfarë ndodh në të vërtetë pas kuintave. Të fillojmë nga pjesëmarrja, e cila ishte e kufizuar, duke vendosur kështu që në fillim një fee pjesëmarrjeje e cila është e papërballueshme për arkitektët lokalë dhe e gjitha kjo e organizuar nga agjenci shtetërore si Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit. Së dyti, nga kjo pjesëmarrje u justifikua prania e 150 zyrave ndërkombëtare në Shqipëri, gjë që jo vetëm emancipon mendimet dhe vizionet, por mbi të gjitha jep një edukim të shijeve të arkitekturës. Por, a është kjo një risi dhe një e mirë për zyrat e arkitekturës dhe inxhinierisë shqiptare?
Pjesëmarrja në këto evente është shpeshherë e kufizuar për profesionistët vendas, për shkak të tarifave të larta të regjistrimit. Këto aktivitete organizohen nga institucione shtetërore si Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, por ndihmojnë në justifikimin e pranisë së mbi 150 zyrave ndërkombëtare në tregun shqiptar.
Pavarësisht vlerësimit për kontributin që sjellin arkitektët e huaj në diversifikimin e vizioneve arkitektonike, realiteti është se shumë prej tyre operojnë me modelin B2B (Business to Business), pa asnjë lidhje me territorin apo ndjeshmëri ndaj kontekstit lokal. Shqipëria është kthyer në një “parajsë” të lirë eksperimentimi për ta, ndërsa detyrimet ligjore dhe përgjegjësia profesionale rëndojnë pothuajse ekskluzivisht mbi arkitektët shqiptarë.
Pabarazia në pagesa dhe përgjegjësi
Në Shqipëri zyrat e arkitektëve ndërkombëtarë janë përditë e me prezent, duke dominuar kështu tregun e konsulencës. Por, a janë ligjet shqiptare dhe amendimet e kryeministrit të aplikueshme ndaj tyre? Së pari, arkitektët e huaj që vijnë janë të nivelit B2B, bussines to bussines, në Shqipëri nuk kanë pas ndonjëherë dhe nuk kanë ndonjë interes për të jetuar në Tirane, Dhërmi, Velipojë, Durrës etj, por fokusi tyre është vetëm të bëjnë biznes, të krijojnë dhe shpalosin talentin e tyre në një vend që tashme është eksperiment urbanistik dhe arkitekturor. Dukshëm qartazi që nuk ka asnjë ndjeshmëri ndaj territorit, dhe kjo e parë qartë sesi këto arkitekt në Europe janë krejtësisht të kornizuar ndaj ligjit dhe në Shqipëri sot kane gjetur parajsën. Po, e thënë drejte, parajsën. Përgjegjësia profesionale mbi vetëm mbi arkitektet lokal dhe jo ndaj tyre, në shumicën e rasteve zyrat shqiptare që me aq mllef Rama po i persekuton janë ato që bëjnë gjithë punën e palodhur. Por, çfarë ndodh me shpërblimin? Tarifat për zyrat ndërkombëtare arrijnë nga 30 deri ne 100 euro për metër katror, shifra të paarritshme për shume investitorë lokale deri pak vite me parë. Ndërkohë, zyrat shqiptare arkitekturore dhe inxhinierike operojnë me tarifa mesatare që nuk kalojnë 10 euro/m² – një hendek i madh ekonomik që le profesionistët vendas në një pozitë të pafavorshme konkurruese.
Kjo pabarazi vjen në një kohë kur vetë zyrat shqiptare mbajnë barrën e punës projektuale, dokumentimit teknik dhe zbatimit në terren, por rrallëherë marrin kreditimin e merituar. Për më tepër, profesionalizmi i tyre shpesh vihet në dyshim apo anashkalohet nga vetë shteti.
Heshtja e institucioneve dhe boshlleqet ligjore
Natyrshëm lind pyetja: Po çfarë mund të bëjë qeveria me institucionet e saj? Së pari, duhet të rishikojë dhe të vërë në zbatim Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 354, datë 11.05.2016, për “Miratimin e Manualit të Tarifave për Shërbime në Planifikim Territori, Projektim, Mbikëqyrje dhe Kolaudim”, i cili, jo vetëm që është një përkthim i keq nga autori gjermano-venedikas, por edhe një dorë e shtrembër për fundosjen e profesioneve të lira, siç janë arkitektët dhe inxhinierët.
Statistikisht asnjë projekt privat nuk e aplikon këtë VKM 354, e cila nuk rezulton në asnjë vlerë apo kontratë me asnjë palë që është pjesë, investitori, studio arkitekturore ndërkombëtare, si dhe si rrjedhojë shteti i mbyll të dy sytë para këtij ngërçi. Asnjë organ tatimor nuk ka kërkuar aplikimin e kësaj VKM-je, asnjë organ i Autoritetit të Konkurrencës nuk ka shqyrtuar faktin se, monopoli i krijuar nga 2 zyra lë pa punë qindra mijëra arkitektë dhe inxhinierë çdo vit. Po si rregullohet kjo gjë? Në radhë të parë duhet të ketë një vullnet bindës midis qeverisë dhe profesionistëve, ashtu siç kërkohet vota me ngulm për të ecur përpara, me të njëjtin zell duhet të ishte dhe mbrojtja e profesioneve të lira.
Shoqatat profesionale – roje që flenë
Po cfare mund te themi pastaj per Shoqaten e Arkitekteve Shqiptar, Union e Arkitekteve Shqiptar, Fondin e Arkitektures, Shoqaten Shqiptare te inxhinierieve Konsulente, qe ne vend qe te mbronin me cdo kusht te drejtat reale dhe kushtetuese te profesioneve te lira, kane bere paktin e heshtur per te mbrojtur interesa personale, te cilat kane thelluar cdo vit nje plage e cila ka gangrenizuar cdo perpjekje te profesioneve te lira si arkitektet dhe inxhinieret.
Si veprojne vendet e zhvilluara?
Vendet perendimore i mbrojne profesionistet vendas permes mekanizmave te qarte:
1-Ligje qe ndalojne monopolin dhe kerkojne partneritete lokale me perqindje te kufizuara pronesie per kompanite e huaja.
2-Faturim i detyrueshem per çdo sherbim projektimi, mbikeqyrjeje apo kolaudimi sipas VKM 354.
3-Dhoma Profesionale qe lobojne ne parlament dhe ne institucionet publike per te drejtat e arkitekteve dhe inxhiniereve.
Sigurisht qe ka shume mekanizma ligjor dhe ekonomik, administrativ dhe proaktiv per te ruajtur mbi te gjitha ate qe eshte vlera kombetare e konsulenteve. Vete njerezit qe e kane votuar dhe qe te bejn nje Shqiperi me te mire dhe pa nevojen per nje eksperimrent emigracioni dhe migracioni. Sigurisht qe per konsulentet shqiptare, Tirana dhe ne teresi vendi eshte bere i pajetueshem, ku cmimet e jeteses nuk jane te mbrojtura nga vete shteti, e ndaj konsulentet detyrohen te bejn nga 2-3 pune tjera per te siguruar mbijetesen. Vendet e zhvilluara sigurisht qe kane elementin kombetar ne biznes dhe vendosin sanksione ku psh cdo kompani qe do ofroje sherbime ne Shqiperi duhet te kete pale shqiptare me pjesemarrje ne aksione kompanie jo me shume se 49%, kontrollin dhe kerkesen e fatures tatimore per sherbimet inxhinierike, disiplinimin dhe mbrojtjen e te drejtave te konsulenteve nga Urdhri I Arkitekve dhe Inxhinierieve, ne Parlament dhe cdo instance tjeter vendimarrese.
Ne nje kohe kur Tirana po shnderrohet me ritme galopante dhe Shqiperia po perjeton nje transformim urban te papare me pare, pyetja mbetet: A do te jene arkitektet shqiptare pjese e se ardhmes, apo thjesht spektatore te saj. m.p.
