Lionel Messi ka përcjellë një mesazh emocional, duke thënë se ka ardhur momenti për t’u larguar dhe se e bën këtë me zemër të qetë, pasi ka dhënë gjithçka.
Tetë herë fituesi i Topit të Artë do të pensionohet nga Argjentina, ndërsa do ta zhvillojë ndeshjen e fundit në miqësoren ndaj Benin më 7 tetor, në ora 1 të mëngjesit me kohën tonë lokale.
Para se të zhvillohet kjo ndeshje, Messi ka dhuruar një mesazh për të gjithë argjentinasit duke i falënderuar për të gjitha.
“Momenti ka ardhur. Largohem në paqe, sepse kam dhënë gjithçka.
Kjo fanellë ishte ëndrra ime, krenaria ime dhe jeta ime për shumë vite.
Faleminderit që më deshët kaq shumë, faleminderit për mbështetjen.
Do t’ju mbaj gjithmonë me vete”, shkroi ai.
Në përgjithësi, Messi ka zhvilluar mbi 207 paraqitje për Argjentinën, për të kontribuar me 125 gola dhe 68 asistime në proces, ndërsa fitoi Kupën e Amerikës në vitet 2021 dhe 2024 si dhe arritja më e madhe, Kupa e Botës 2022./et
