Lituania ka mbyllur për një kohë të pacaktuar pikat kufitare me Bjellorusinë, pas shkeljes së hapësirës ajrore nga dronë që u vunë re për të tretën natë radhazi.
Sipas mediave lokale, zyrtarët në Vilnius konfirmuan se Aeroporti Ndërkombëtar i kryeqytetit lituanez u detyrua të pezullojë përkohësisht operacionet për disa orë, pasi disa dronë u vërejtën duke fluturuar në drejtim të aeroportit.
Autoritetet lituaneze nuk kanë dhënë ende detaje mbi origjinën e saktë të dronëve, por po hetojnë nëse ato mund të jenë pjesë e provokimeve të qëllimshme nga ana e Bjellorusisë, me të cilën marrëdhëniet kanë qenë të tensionuara në muajt e fundit./ K.M
