Last Updated on 22/12/2024 by adminfjala
Liverpool i është kthyer fitoreve në kampionat dhe ka rifituar paksa terren, pas një fitoreje të çmendur në transfertë ndaj Tottenhamit, ku u shënuan 9 gola.
Skuadra e Arne Slot konfirmoi forcën e saj përballë një kundërshtari të komplikuar, teksa triumfoi me shifrat 6-3, duke kthyer në 4 pikë diferencën nga Chelsea i vendit të dytë.
Dygolëshat nga Luis Diaz dhe Salah, si dhe rrjetat e tundura nga MacAllister dhe Szoboszlai bënë të pavlefshëm golat e Maddison, Kulusevskit dhe Solanke të cilët tentuan deri në fund që të kthenin fatin e kësaj sfide./ D.C