Last Updated on 09/07/2025 by adminfjala
Liverpool është padyshim një nga ekipet më aktive në këtë merkato verore. Pas transferimit të Jeremie Frimpong, Florian Wirtz dhe Milos Kerkez, kampioni i Anglisë ka në plan një goditje dyshe nga Barcelona.
Bëhet fjalë për Fermin Lopez, për të cilin klubi i kuq është i gatshëm të ofrojë 80 milionë euro dhe Andreas Christensen, për të cilin ofron 20 milionë euro.
Fermin Lopez edhe pse nuk ka qenë një titullar në sezonin e fundit, sa herë është aktivizuar ka bërë diferencën në fushë dhe ka ngjallur interesin e shumë klubeve të njohura, mes tyre edhe Liverpool. 22-vjeçari konsiderohet si një mesfushor shumë premtues me cilësi dhe vizion në rolin e tij dhe pëlqehet shumë nga Arne Slot.
Përsa i përket Andreas Christensen, danezi ka vuajtur nga një dëmtim i rëndë dhe ka pasur pak minuta aktivizimi në fushë. Mbrojtësi 29-vjeçari është i pakënaqur me situatën e tij te Barcelona dhe ka kërkuar largimin. m.p.
