Last Updated on 12/08/2026 by EL
Një lojtar golfi në Ohajo të SHBA-së ka përjetuar momente tmerri pasi një rrufe e goditi në dorë, ndërsa ai po filmonte miqtë e tij në një fushë golfi.
Në ato momente, një rrufe goditi pranë tij dhe e rrëzoi përtokë. Pamjet e incidentit u regjistruan nga telefoni i tij dhe më pas u publikuan në rrjetet sociale, ku morën më shumë se dy milionë shikime.
Schiavone tregoi se pas goditjes humbi përkohësisht ndjesinë në të gjithë trupin dhe pati probleme me dëgjimin. Ai pësoi dëmtime të lehta dhe aktualisht është duke u rikuperuar.
Duke publikuar videon, ai tha se ndihej “shumë me fat dhe i bekuar” që ishte gjallë pas incidentit.
Ekspertët paralajmërojnë se fushat e golfit dhe hapësirat e tjera të mëdha e të hapura janë veçanërisht të rrezikshme gjatë stuhive. Shërbimi Kombëtar i Motit në SHBA këshillon që njerëzit të kërkojnë menjëherë strehim sapo të dëgjojnë bubullima./et
