Lufta dyvjeçare në Gaza dhe kufizimet ekonomike në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli kanë shkaktuar rënien më të keqe të ekonomisë palestineze të regjistruar ndonjëherë, bëri me dije raporti i Kombeve të Bashkuara.
Ekonomia palestineze në të gjithë Bregun Perëndimor dhe Gazën u tkurr me 30% në vitin 2024 krahasuar me vitin 2022.
“Do të duhen shumë vite që Gaza të jetë në gjendje të rindërtohet. Edhe nëse do të investonim miliarda çdo vit në rindërtimin e Gazës, PBB-ja do të rritet brenda pak vitesh në nivelin që ishte në vitin 2022. Por kjo nuk do të thotë që Gaza do të rimëkëmbet, sepse do të duhen të paktën 70 miliardë dollarë nga paratë e rindërtimit. Pra, do të duhen dekada që Gaza të prodhojë më shumë sesa prodhonte para konfliktit, në mënyrë që të rimëkëmbet plotësisht,” deklaroi ekonomisti i tregëtisë dhe zhvillimit në OKB.
Shkalla e dëmit në Gaza pas luftës dyvjeçare midis Izraelit dhe Hamasit do të thotë se enklava do të mbështetet në mbështetjen e gjerë ndërkombëtare për vitet që vijnë, thuhet në raport.
PBB-ja për frymë në Gaza arrin në 161 dollarë në vit, duke e përshkruar atë si nivelin më të ulët kudo në botë.
Bregu Perëndimor po vuan gjithashtu rënien më të rëndë të regjistruar ndonjëherë, e nxitur nga kufizimet e lëvizjes dhe humbja e mundësive ekonomike./mxh
