Fituesja e Çmimit Nobel për Paqen, Maria Corina Machado, deklaroi se po e merr “një ditë pas tjetrës”, pasi u largua fshehurazi nga Venezuela për të marrë çmimin në Oslo.
Udhëheqësja e opozitës venezueliane mbërriti në kryeqytetin norvegjez në orët e para të mëngjesit të së enjtes, duke mos arritur të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të ndarjes së çmimeve që u zhvillua disa orë më herët.
Inxhinierja 58-vjeçare ka sfiduar një ndalim dhjetëvjeçar udhëtimi të vendosur nga autoritetet dhe ishte fshehur për më shumë se një vit përpara largimit të saj sekret nga vendi. Ajo tha se nuk kishte planifikuar shumë për udhëtimin, pasi gjithçka ishte e pasigurt.
Shfaqja e saj në Norvegji vjen mes tensioneve të rritura mes Venezuelës dhe Shteteve të Bashkuara, me administratën Trump që ka urdhëruar mbi 20 sulme ushtarake muajt e fundit kundër anijeve të dyshuara për trafik droge në rajon.
Në konferencën për shtyp, Machado deklaroi se sundimi i presidentit Nicolas Maduro do të marrë fund dhe se është e domosdoshme që vendi të përgatitet për një tranzicion politik./mxh
