Last Updated on 22/06/2026 by EL
Presidenti francez Emanuel Macron ka ndarë në rrjetin social X një mesazh pas takimit të zhvilluar në pallatin Elize me kryeministrin shqiptar Edi Rama.
“Mirë se erdhe i dashur Edi Rama.
Momenti shumë pozitiv në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Francës në fushat e inovacionit, arsimit, kulturës dhe turizmit, dëshmon për afërsinë tonë. Ne duam t’i japim asaj një shtysë të re, ndërkohë që vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin tonë ekonomik dhe mbrojtës. Franca riafirmon mbështetjen e saj për integrimin evropian të Shqipërisë dhe për ndjekjen e reformave të nevojshme për të avancuar në rrugën e saj evropiane”, shkroi Macron në X./et
