Kryeminister i Hungarisë, Péter Magyar, mbërriti të martën në Poloni për një vizitë dyditore, udhëtimi i tij i parë jashtë vendit që nga marrja e detyrës. Vizita konsiderohet me simbolikë të fortë për liderin që synon ta rikthejë Hungarinë më pranë rrjedhës kryesore evropiane.
Magyar e nisi vizitën në qytetin e Krakovit, ku vendosi kurora me lule pranë statujës së Papa John Paul II. Ai u prit gjithashtu nga Kardinali Grzegorz Ryś në Katedralen historike Wawel.
Mbrëmjen e së martës, kryeministri hungarez do të udhëtojë me tren drejt Varshavës, ku të mërkurën do të zhvillojë një takim me kryeministrin polak Donald Tusk.
Sipas agjendës zyrtare, Magyar do të vizitojë edhe qytetin portual baltik të Gdanskut të enjten, përpara se të vazhdojë udhëtimin drejt Austrisë./mxh
