Ministri i Financave, Petrit Malaj, në një konferencë për mediat po bën një pasqyrim të zhvillimit të ekonomisë për 6-mujorin e parë të vitit 2026, nga janari në qershor 2026.
Sipas të dhënave të deklaruara nga Malaj, të ardhurat totale në buxhet për periudhën janar-qershor 2026 janë 410 miliardë lekë.
Më tej, Malaj ka bërë me dije se të ardhurat nga Tatimet dhe Doganat janë 359.3 miliardë lekë, 7.1 miliardë lekë më shumë të realizuara.
“Të ardhurat totale 410 miliardë lekë. Ky parashikim tejkalon objektivat e vendosur në realizimin e të ardhurave. Ky është një sinjal sa i përket forcimit të bazës ekonomike në vendin tonë.
Shpenzimet buxhetore, ecuria e kënaqshme, realizimi i përgjithshëm publik 357.8 miliardë lekë. Shpenzimet korrente 96.7%, rritje 21.4 miliardë lekë.
Të ardhura nga Tatimet dhe Doganat janë 359.3 miliardë lekë, 7.1 miliardë lekë më shumë të realizuara se plani i 2026. 300 milionë euro më shumë se 6-mujori i 2025.
Sipërmarrjet: Kemi rritje të qarkullimit të bizneseve. Përgjatë 6-mujorit, kemi 1.3 miliardë euro më shumë të deklaruara nga bizneset, me rritje: Tregtia 10%, ndërtimi 9% shërbim 4 % prodhim 2%.
Sa u përket të ardhurave të rigjeneruara nga procesi i rivlerësimit të ardhurat kapin shifrat e 5 miliardë lekëve.
U bëj thirrje subjekteve grumbulluese dhe përpunuese të lëshojnë faturat për fermerët”, thekson Malaj./kb
