Një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët në fshatin Preknicaj të Shkrelit, Malësi e Madhe. Zjarri mësohet se ka rënë rreth orës 02:00 të natës në shtëpinë në pronësi të Zef Preknicaj.
Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit janë shkarkesat elektrike për shkak të kushteve atmosferike të përkeqësuara në 24 orët e fundit.
