Last Updated on 12/12/2024 by adminfjala
Një zjarr masiv ka përfshirë banesën e fshatit Vashtemi të Maliqit.
Siç mësohet nga burimet pranë vendit të ngjarjes, flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Zjarri u konstatua nga banorët e zonës, të cilët njoftuan menjëherë shërbimin zjarrfikës. Falë ndërhyrjes së shpejtë, u arrit të shmanget përhapja e flakëve në ndërtesat përreth.
Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta. Një grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
/E.S