Last Updated on 06/11/2025 by David
Manchester City vazhdon marshimin e tij të fuqishëm në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Borussia Dortmundin me rezultat 4-1 në “Etihad Stadium”, në një ndeshje ku Phil Foden dhe Erling Haaland shkëlqyen me gola dhe asistime.
City e nisi ndeshjen furishëm dhe zhbllokoi rezultatin në minutën e 23-të, kur Foden mori një pasim nga Tijjani Reijnders dhe lëshoi një goditje të fuqishme nga jashtë zonës që u ndal në këndin e poshtëm të majtë, një gol spektakolar për 1-0.
Vetëm gjashtë minuta më vonë, në minutën e 29-të, Jeremy Doku dërgoi një top të ulët në zonë, ku Erling Haaland nuk fali nga afërsia për të dyfishuar rezultatin në 2-0 ndaj ish-skuadrës së tij.
Haaland goal vs Dortmund #UCL pic.twitter.com/0eRnHGcd3F
— Bruno (@Basophani) November 5, 2025
Në pjesën e dytë, City vazhdoi dominimin dhe në minutën e 57-të, sërish Phil Foden realizoi një tjetër perlë nga distanca, duke çuar rezultatin në 3-0 dhe vulosur praktikisht fitoren.
Dortmundi reagoi në minutën e 72-të, kur Anton përfitoi nga një pasim i Julian Ryerson dhe shënoi për 3-1, por ishte tepër vonë për rikthim.
Për epilogun përfundimtar 4-1 u përkujdes Rayan Cherki i cili realizoi në minutën e 91-të.
Me këtë fitore City shkon në kuotën e 10 pikëve dhe mban pozitën e katërt në renditje./ D.C
