Bayern Munich, Como, Manchester United dhe Lens regjistruan fitore në ndeshjet e tyre të Champions League.
Bayern Munich mposhti Bodo/Glimt 5-0 në “Allianz Arena”, ku Michael Olise shënoi dy gola, ndërsa Jamal Musiala, Harry Kane dhe Alphonso Davies po ashtu gjetën rrugën e rrjetës.
Como fitoi 4-1 ndaj Leipzig në debutimin e saj në këtë kompeticion, me gola të Martin Baturinës, Anastasios Douvikas, Assane Diao dhe Máximo Perrone, ndërsa për miqtë shënoi Andrija Maksimovi?.
Manchester United triumfoi 4-0 përballë Sabah Baku në “Old Trafford” falë golave të Matheus Cunha, Bruno Fernandes, Benjamin Sesko dhe Lisandro Martínez.
Në sfidën tjetër, Lens mposhti Slavia Pragën me rezultatin 3-2, duke përmbysur ndeshjen me dy gola në minutat shtesë të pjesës së dytë./k.m
