Trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, u shfaq shumë i lumtur, për fitoren 2-0 ndaj Finlandës.
Pas ndeshjes, tekniku kuqezi foli për Tv Klan, ku theksoi se përveç fitores, është i kënaqur edhe për lojën e treguar nga ekipi.
Maran theksoi se me të nuk është përmirësuar vetëm Pilo, por u shpreh se kanë bërë mirë edhe Hysaj apo Mitaj, me këtë të fundit që po luan në një rol të ri.
Në lidhje me formën e Ernest Muçit, Maran theksoi se lojtari është i rëndësishëm dhe shtoi se mund të ketë pasur nevojë për këtë.
“Duhet ta shijojmë fitoren tani pas ndeshjes, nesër do të fokusohemi te Bjellorusia. Jam i lumtur sepse kemi kënaqur tifozët që u gëzuan për ne. Jam i lumtur jo vetëm për rezultatin, por edhe për lojën.
Në momentet që jemi duke mbrojtur, duhet të përdorim karakteristikat, që të jemi efikase. Duhet t’i përshtatemi edhe karakteristikave të kundërshtarit.
Nuk është vetëm Pilo, por edhe lojtarët e tjerë që kanë bërë mirë. Po ashtu Hysaj në krahun tjetër, apo edhe Mitaj që po bën një rol që nuk e ka bërë më parë. Lojtarë të ndryshëm, kanë bërë paraqitje shumë të mira.
Ne nuk duhet të ulim ritmin. Duhet të vëmë gjithmonë në vështirësi kundërshtarin. Nuk duhet të lëmë hapësira. Kur ulim ritmin, kjo na ka vënë në vështirësi. E kemi parë edhe në të kaluarën.
Ishte një ndeshje e ekuilibruar nga të dyja skuadrat. Besoj se kemi pasur shumë gjuajtje dhe kemi prekur shumë topa në zonën kundërshtare. Këtë e kemi përmirësuar në pjesën e dytë. Kam folur me djemtë. Duhet të rikuperohemi sepse kemi një ndeshje të rëndësishme.
Sa i përket golit të Muçit, gjithmonë zgjedh rëndësinë dhe jo bukurinë e golit. Muçi i ka pjesë të tij golat e bukur.
Muçi ndihet i rëndësishëm për skuadrën. Ndoshta ka pasur nevojë për këtë. Laçi ka gjetur konotacionin e duhur të ndeshjes. Na duhej një lojtar që luan mes linjave për të vënë në vështirësi kundërshtarin dhe e ka bërë mësë miri. Nuk menduam për ndeshjen tjetër, por u futëm për të bërë lojën tonë”, deklaroi Maran./k.m
