Forcat e armatosura franceze publikuan të premten një video që tregon personelin e marinës duke hipur mbi Deyna, një tanker nafte që Franca thotë se është pjesë e flotës së errët ruse.
Presidenti Emmanuel Macron konfirmoi sekuestrimin e anijes përmes një postimi në rrjetin social X.
Zyrtarët lokalë thanë për Reuters se Marina Franceze hipi mbi tankerin me flamur të Mozambikut në Mesdheun Perëndimor, pasi anija, që lundronte nga porti rus i Murmansk, dyshohej se po përdorte flamur të rremë.
Operacioni u krye me aleatët britanikë, tha prefektura franceze e Mesdheut./mxh
