Sara Khan, e njohur për rolin e saj si Sadna në serialin e dashur “Bidai”, po nis një kapitull të ri në jetën private pas shumë vitesh që ka prekur zemrat e publikut shqiptar. Aktorja është martuar së fundmi, por jo me partnerin e serialit, por me aktorin dhe producentin Krish Pathak.
Dasma e tyre u kthye në një spektakël kulturash, duke bashkuar traditat myslimane dhe hindu në një ceremoni të mbushur me simbolikë, ngjyra, muzikë dhe emocione. Sara shkëlqeu me veshjet tradicionale, ndërsa çifti shijoi çdo moment të festës që reflektonte harmoninë dhe respektin mes dy kulturave.
Për fansat që e mbajnë mend si Sadna të brishtë dhe engjëllore, martesa e saj është një rikthim i bukur i ndjesive të ngrohta që aktorja ka dhënë në ekran. Sara Khan tani nis një kapitull të ri të jetës, plot dashuri dhe gëzim, duke treguar se lumturia e vërtetë mund të vijë edhe jashtë kamerave./mxh
