Last Updated on 11/05/2026 by Anisa
Në Gjykatën e Lartë po zhvillohet seanca për shqyrtimin e masës së sigurisë ndaj ish-presidentit Ilir Meta, pas kërkesës së tij për zëvendësimin e masës aktuale.
Meta nuk ka marrë pjesë në seancë, ndërsa ka paraqitur një deklaratë ku shprehet se nuk do të jetë i pranishëm në shqyrtimin e masës së sigurisë, por do të marrë pjesë në seancën e gjykimit në themel të çështjes.
Ish-presidenti përfaqësohet në gjykatë nga avokati i tij, Kujtim Cakrani.
Në seancë janë të pranishëm edhe tre deputetët Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Tedi Blushi.
