Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Michigan, ku pesë persona u ekzekutuan me armë zjarri.
Autori i dyshuar i masakrës, 39-vjeçari Chad Hickman, u gjet pak çaste pas krimit, i pajetë në automjetin e tij, ndërsa dyshohet se ka kryer vetëvrasje.
Ngjarja ndodhi pak para mesditës, kur policia u njoftua për të shtëna me armë në një banesë. Kur mbërritën në vendngjarje, efektivët gjetën tre persona të pajetë dhe një tjetër në gjendje kritike, i cili u transportua në spital.
Gjatë kërkimeve për autorin e dyshuar, policia zbuloi edhe një viktimë të katërt në një banesë tjetër. Pak më vonë, autoritetet gjetën automjetin e Hickman në një zonë të pyllëzuar pranë një liqeni.
Brenda makinës u gjet 39-vjeçari i vdekur, së bashku me një person tjetër. Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe motivin e saktë të kësaj ngjarjeje tragjike. /kb
