Në ngjarje e rëndë është regjistruar në SHBA, në Leland të Misisipit ku 4 persona mbetën të vrarë dhe të paktën 12 të tjerë të plagosur rëndë pas të shtënave me armë zjarri pranë një shkolle.
Kryetari i bashkisë së Leland, John Lee, i tha CBS Neës se të shtënat ndodhën rreth mesnatës dhe se katër nga të plagosurit u transportuan me helikopter në spitalet lokale. Nuk kishte të dhëna të menjëhershme për gjendjen e tyre. Ndërkohë deri më tani autoritetet nuk kanë të dhëna për autorin e masakrës.
Të shtënat ndodhën në një rrugë kryesore, sipas asaj që deklaroi kryebashkiaku i vendit. Njerëzit ishin mbledhur në qytet për një ndeshje të shkollës së mesme Leland. Faqja e internetit e distriktit shkollor Leland tregon se shkolla e mesme Leland ishte planifikuar të luante një ndeshje kundër shkollës së mesme Charleston. m.p.
