Last Updated on 16/03/2026 by Monika
Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për tragjedinë e Gërdecit, ku pati 26 të vrarë dhe qindra të plagosur.
Haxhiu tha se demilitarizimi ishte kthyer në biznes dhe se korrupsioni mori jetë njerëzish.
“Nëse më pyet mua, kemi patur një drejtësi të kontrolluar 100%, pasi është vendosur mbi kritere familjare dhe prokurorët edhe gjyqtarët. Kanë qenë tre baza kryesore, fakulteti juridik, Prokuroria, gjyqësia, të kontrolluara në mënyrë të sofistikuar nga pushteti i atëhershëm.
Po mundohem të shpjegoj këtë rikthim. Në një proces kur demilitarizimi dhe shkatërrimi janë bashkuar në biznes, atëherë ky është problem pushteti, problem vendimarrje. Kur ke problem vendimarrje me gjëra të tilla, një gjë legale u shnderruar në një gjë të rrezikshme shtetërore, në një gjë që pasojat korruptive kanë marrë jetë.
Sikur të mos ndodhte eksplodimi i famshëm, do të mbyllej pa asnjë pasojë. Mos harroni që nga krejt ky proces, kanë qenë të angazhuara kompani që merren me shitje-blerje të armëve. Nuk di a përgjigjet dikush nga ato. Ai proces ka qenë illegal, apo sekret. Mbi këtë proces sekret nuk kemi përgjegjësi shtetërore.
Vetëm nëse gjyqtarët kanë parë filma pak dhe nuk janë ballafaquar me këtë realiteti, kishin marrë vendim të lehtë, jo më të ndodhin gjëra kaq të tmerrshme dhe ky proces nuk është zgjidhur me drejtësi për 18 vite.
Ata që janë dënuar janë dënuar për gjëra periferike në krahasim me ngjarjen që ka ndodhur. Po flas si njeri, me një ndjeshmëri të ngjarjes. Në pamje të parë, është dukur si dhimbje kur e kemi përjetuar. Është dukur si hata që i ndodhi Shqipërisë, në një situatë që sapo kishte marrë gëzimin që kishte hyrë në NATO. Samiti e mbuloi namin e të keqesh së ngjarjes.
Unë politikisht po të isha politikan që kam dhënë vendim të tillë dhe të kishte ndodhur kjo ngjarje, ku atëherë sidomos Kombet e Bashkuara e patën konsideruar që Shqipëria është në rrezik të madh pasi ka shumë depo që nuk kontrollohen, gjithashtu edhe rreziku që këto municione të shiten apo të vidhen. Ky qëndrim i OKB, i këtij divizioni ka patur një periudhë që gjithmonë e kanë biseduar dhe demilitarizimin dhe shkatërrimin e barutit dhe armëve të tjera, nuk ka ndodhur në shumicën e rasteve. Vetëm pas Gërdecit është dashur që demilitarizimi të merret seriozisht.
Mendoj se ka faj gjithashtu një kompani e madhe, jo shqiptare, por me thënë të drejtën, kompania më e madhe është pushteti i atëherëshëm që duhet të ketë përgjegjësinë pse ka ndodhur ajo. Edhe ka pas leje dhe është punuar ilegalisht, gjëra që nuk shkojnë bashkë”, tha ndër të tjera Haxhiu./mxh
