Gjykata e Lartë la në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm të 20 marsit 2023, për dënimin me burg të përjetshëm të dy prej autorëve të “Masakrës së Lushnjes”, Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili.
Apeli shpalli fajtor Bilbin dhe Kaloshin për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, si dhe plagosjen e Bujar Turkut dhe Marius Xhepexhiut, ngjarje e ndodhurr në Lushnjë në vitin 2017./ K.M
