Kylian Mbappé, kapiteni i Francës, foli në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Ukrainës në “Parc des Princes”. Franca mund ta sigurojë kualifikimin për në Botëror, ndërsa sulmuesi i Real Madridit është vetëm 2 gola larg arritjes së 400 golave në karrierë: “Gjithmonë dua të përmirësohem. Shpresoj që Mbappé i vitit 2025 të jetë më i dobët se ai i 2026-ës”.
Për Cherki: “Është një talent i lindur, spektakolar. Është përshtatur shumë mirë te Manchester City, shpresoj të vazhdojë kështu”.
Për Upamecano: “Është në formë të shkëlqyer, plot vetëbesim. Është mes mbrojtësve më të mirë në botë. Luan në një klub të madh si Bayerni, nuk ka shumë më të mirë se atje…, por janë disa më të mirë (qesh). Nuk dua të them më shumë, nga respekti për klubin dhe për të”. m.p.
