Last Updated on 23/04/2026 by Anisa
Trupi i 21-vjeçarit shqiptar Mateo Llupi, i cili humbi jetën pas një sulmi me armë zjarri në qytetin Helsingborg të Suedisë, ka mbërritur në atdhe.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së 14 prillit, duke vënë në alarm autoritetet suedeze, të cilat rrethuan zonën dhe nisën hetimet për zbardhjen e rrethanave.
Gjatë sulmit mbeti e plagosur edhe një vajzë rreth 25 vjeçe, e cila ndodhej në shoqërinë e viktimës. Sipas policisë suedeze, deri më tani nuk ka persona të identifikuar apo të arrestuar në lidhje me ngjarjen, ndërsa hetimet vijojnë në disa pista.
Mateo Llupi, 21 vjeç, me origjinë nga Fieri, jetonte prej vitesh në Suedi së bashku me familjen e tij.
Ndërkohë, familja Llupi ka hapur dyert e mortit në Fier, ndërsa ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit pritet të zhvillohet ditën e premte.
