Aeroplanmbajtësja franceze Charles de Gaulle (R-91) është vendosur në Detin Mesdhe, si pjesë e përforcimit ushtarak të Francës për shkak të tensioneve të rritura në Lindjen e Mesme.
Vendimi u njoftua nga presidenti francez Emmanuel Macron, i cili deklaroi se Franca po dërgon forca shtesë në rajon për të mbrojtur interesat e saj dhe aleatët e saj në zonë.
Charles de Gaulle (R-91) është aeroplanmbajtësja kryesore e marinës franceze dhe
e vetmja aeroplanmbajtëse me energji bërthamore jashtë SHBA-së në shërbim që nga viti 2001
Ajo është rreth 261 metra e gjatë, mund të transportojë mijëra ushtarë e avionë luftarakë dhe mund të mbajë avionë luftarakë Rafale, avionë zbulimi, helikopterë për operacione shpëtimi dhe luftimi.
Vendosja e kësaj aeroplanmbajtëse konsiderohet një sinjal i fuqishëm politik dhe ushtarak, teksa tregon se Franca është gati të mbrojë interesat e saj në rajon.
Në të njëjtën kohë, Parisi ka bërë thirrje për zgjidhje diplomatike, edhe pse po forcon praninë ushtarake./mxh
