Temperaturat e larta të këtyre ditëve kanë shtuar ndjeshëm vizitat në urgjencën e spitalit rajonal të Gjirokastrës. Këtë fakt e pranon për A2 CNN shefja e këtij reparti, e cila tregon komplikacionet dhe numrin e vizitave në ditë.
Sipas mjekes nuk mungon as rastet e rënda apo edhe fatalitet, ndonëse në numër të vogël krahasuar me numrin e personave që kërkojnë ndihmë mjekësore.
Shmangia e ekspozimit në oraret kur rrezatimi diellor është më i fortë, shmangia e pijeve alkoolike, apo energjike nën ndikimin e temperaturave të larta si dhe hidratimi i duhur janë këshillat e mjekëve për të përballuar ditët e nxehta./ad
